E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arlinda Pogaj sfidon SPAK-un, tenderat e OBP-së si ‘biznes familjar’
Lajme

Arlinda Pogaj sfidon SPAK-un, tenderat e OBP-së si ‘biznes familjar’

Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Alrinda Pogaj, e cila tashmë ka marrë në dorë edhe tenderat e AKSHI-t, dyshohet se po zbaton një skemë korrupsioni të tipit “5D”, duke favorizuar përfitime përmes lidhjeve familjare dhe rrjeteve të biznesit.

Sipas dyshimeve të forta, në këtë skemë përfshihet bashkëshorti i saj, Edigen Pogaj, i cili vepron si ndërmjetës mes institucionit dhe një rrethi kompanish që përfitojnë tendera të dyshimtë. Përveç praktikës së zakonshme të paracaktimit të fituesve në këmbim të përqindjeve të konsiderueshme të kontratave, flitet edhe për një model më të sofistikuar, ku përfitimet realizohen përmes kompanive të lidhura indirekt.

Edigen Pogaj
Edigen Pogaj

Një nga rastet e përmendura është kompania “Ouen shpk”, e regjistruar në emër të Mehmet Hilajt, por që sipas burimeve dyshohet se kontrollohet në mënyrë informale nga Edigen Pogaj. Ai thuhet se merret me koordinimin e dokumentacionit dhe negociatave me kompani të ndryshme, përmes kontakteve dhe takimeve të zhvilluara në Tiranë.

Në të njëjtën kohë, përmendet edhe kompania “Shpresa AL shpk”, për të cilën pretendohet se përfiton tendera përmes ndërhyrjeve indirekte. Sipas këtyre pretendimeve, Pogaj shmang firmosjen direkte për subjekte që lidhen hapur me bashkëshortin e saj, duke përdorur struktura të ndërmjetme.

Një tjetër rast që ngre pikëpyetje është një tender me vlerë rreth 359 milionë lekë për blerjen e automjeteve për Policinë e Shtetit. Sipas analizës së dokumenteve, kriteret teknike të përcaktuara në tender duket se përputhen ngushtësisht me specifikat e një modeli të vetëm automjeti, duke kufizuar konkurrencën.

Konkretisht, përmasat dhe parametrat teknikë për automjetet 4×4 përputhen me modelin Land Rover Defender, i cili tregtohet në Shqipëri nga një operator i vetëm. Kjo ka ngritur dyshime për përshtatje të kritereve në favor të një furnitori të caktuar.

Ekspertë të fushës automotive theksojnë se kombinimi i kërkesave për distancën mes akseve dhe gjatësinë totale të mjetit e ngushton ndjeshëm gamën e automjeteve që mund të kualifikohen, duke e bërë garën jo reale.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse këto specifikime janë hartuar nga vetë Policia e Shtetit apo nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Megjithatë, rasti ka nxitur debate mbi transparencën dhe integritetin e procedurave të prokurimit publik.

Në pritje të verifikimeve zyrtare, këto pretendime shtojnë shqetësimet për mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe për nevojën e një hetimi të plotë nga organet kompetente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.