Flori Mumajesi i çon dronin e shumëkërkuar Soni Malajt (VIDEO)
Soni Malaj ka rikujtuar shpesh në Ferma VIP marrëdhënien e saj me Flor Mumajesin, duke e cilësuar si një nga lidhjet më të rëndësishme në jetën e saj. Mes batutash, këngëtarja bëri edhe një “thirrje” publike për të, duke kërkuar simbolikisht një dron.
Duket se kjo kërkesë nuk ka kaluar pa u vënë re. Në qiellin e Ferma VIP 3 u shfaq një dron, për të cilin vetë Soni tha se ishte nga Flori, me mesazhin: “Jo një dron, por 300”.
Ky moment ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku fansat diskutojnë nëse bëhet fjalë për një surprizë të vërtetë nga kantautori apo një rastësi.
Historia mes Sonit dhe Florit ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes, duke përfshirë një lidhje dashurie dhe më pas bashkëpunime në muzikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



