Kryeministër,ku fyen një grua, na ke fyer të gjitha
Egla Ceno
Sot pashë intervistën e Sidorelës në Shqipëria Live dhe para së gjithash dua t’i shpreh mbështetjen dhe respektin tim.
Një mendim më sillej vazhdimisht në kokë: a duhet që gratë të quhen Giorgia Meloni që ky njeri papritur t’u përulet dhe t’i respektojë?
Cila grua është ndjerë rehat dhe e respektuar kur mryeministri me mikrofon në dorë spërdridhej para publikut në tentativën për të tallur një grua. Kur lëshoi pasthirrma erotike për t’i objektifikuar. Kur aludoi që janë të përdala se i ikin të fejuarit nga dora për në protestë duke u kujtuar burrave t’i shohin si pronë. Kur foli për shalët para tour Eiffel dhe rripin e brekëve të një gruaje.
E pra, një kryeministër që nuk respekton gratë nuk meriton as të flasë në emër të tyre. Ne nuk jemi thjesht një parrullë elektorale, jemi gjysma dinjitoze e shoqërisë.
Respekt zotëri, respekt për gratë. Nuk duhet të lëpijmë të gjitha rrugën ku ecën ti për t’u trajtuar me dinjitet. Kur fyen një grua, na ke fyer të gjitha. Respekt për gratë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



