E martë, 3 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Youtuber-i i njohur: Shqiptarët janë mikpritës, na dhanë drogë falas
Lajme

Youtuber-i i njohur: Shqiptarët janë mikpritës, na dhanë drogë falas

Një YouTuber i njohur nga kanali “Hidden Secrets” ka vizituar së fundmi Tiranën, ku ka realizuar disa video-reportazhe, duke ndarë me ndjekësit e tij përshtypjet nga kryeqyteti shqiptar.

Në një prej videove, ai rrëfen një episod të pazakontë gjatë një shëtitjeje në zonën e Laprakës. Sipas tij, ai dhe shoqëruesi u afruan nga dy persona vendas, të cilët u ofruan falas një paketë me lëndë narkotike.

“Në Tiranë nuk ka shitës agresivë droge, por ta japin falas”, shprehet ai në video, duke shtuar se personat që takoi ishin të sjellshëm dhe miqësorë.

“Po ecim në një nga lagjet e Tiranës dhe dy djem shumë miqësorë na dhanë një paketë falas. Kjo është mikpritje e një niveli tjetër”, dëgjohet të thotë ai.

Megjithatë, pavarësisht këtij episodi, YouTuberi thekson se përvoja e tij në Laprakë dhe në qytet në tërësi ka qenë pozitive. Ai tregon se kishte dëgjuar më parë komente që e përshkruanin zonën si problematike, por realiteti që gjeti ishte ndryshe.

“Gjithçka që thuhet në internet për këtë zonë si të pasigurt është totalisht e pavërtetë. Ndoshta 25 vite më parë ka qenë ndryshe, por sot mund të ecësh këtu shumë më i sigurt sesa në shumë qytete të Europës Perëndimore”, shprehet ai.

Në video, edhe banorë të zonës konfirmojnë se Lapraka nuk paraqet rrezik për turistët dhe se situata ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me të kaluarën.

“Për turistët nuk ka asnjë problem. Nëse ke ndonjë shqetësim, eja tek unë”, i thotë një prej banorëve.

YouTuberi bën gjithashtu krahasime me qytete të tjera europiane, duke theksuar se gjatë qëndrimit në Tiranë nuk është përballur me sjellje armiqësore, nuk është penguar gjatë filmimeve dhe ka gjetur njerëz të gatshëm të komunikojnë në çdo moment.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.