E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri me Melonin,Trump: Nuk e dua as si fanse
Bota

Sherri me Melonin,Trump: Nuk e dua as si fanse

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar sërish për përlasjen me kryeministren italiane, Giorgia Meloni në një deklaratë të shkurtër për rrjetin televiziv amerikan NBC.

Trump thotë se Meloni ishte një mbështetëse fanatike e tij, por tani nuk e do as si fanse.

“Meloni ishte një mbështetëse fanatike e imja, por unë nuk e dua atë si një tifoze sepse ajo nuk qëndroi pranë meje, as ajo dhe as NATO kur u ngrit çështja e Ngushticës së Hormuzit.”, tha presidenti i SHBA-së.

Më parë, në kanalin televiziv italian La7, Trump kishte deklaruar se kryeministrja italian iu lut të bënte një foto me të në samitin e G7 në Evian të Francës dhe se “i vinte keq për të”.

Në përgjigje të deklaratave të Trump, Giorgia Meloni postoi dje një video në X në të cilën ajo deklaroi veten “të habitur” nga ky “trillim i pastër” nga Donald Trump.

Ajo gjithashtu akuzoi presidentin amerikan se po vepron me shumë më tepër respekt ndaj armiqve të Perëndimit sesa ndaj aleatëve të vjetër, tradicionalë.

“Deklaratat e Donald Trump janë trillim i pastër. Jam sinqerisht i habitur. Nuk e di pse presidenti i Shteteve të Bashkuara sillet kështu ndaj aleatëve të tij, për më tepër, nuk është hera e parë”, u përgjigj Meloni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.