E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokumentet/ Harta e Shqipërisë është kthyer në tryezë interesash private
Lajme

Dokumentet/ Harta e Shqipërisë është kthyer në tryezë interesash private

Këlliçi: Edi Rama gënjen hapur për Gjirin e Porto Palermos

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e kundërshtuar publikisht mbi mënyrën e menaxhimit të vijës bregdetare dhe zonave të mbrojtura në vend. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka denoncuar atë që e cilëson si një mospërputhje të qartë mes deklaratave publike dhe vendimeve zyrtare që lidhen me Gjirin e Porto Palermos.

Sipas tij, ndërkohë që kryeministri ka deklaruar se zona e Porto Palermos është vënë në mbrojtje, dokumente të miratuara në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit tregojnë një situatë ndryshe. Këlliçi i referohet konkretisht një vendimi të datës 25 shtator 2025, ku në rendin e ditës është përfshirë miratimi i një projekti për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 2 MW në këtë zonë, me subjekt zhvillues një kompani private.

Deputeti demokrat thekson se ky vendim bie në kundërshtim me statusin që i është dhënë më herët kësaj zone, e cila është shpallur me rëndësi të veçantë dhe pjesë e një ekosistemi të mbrojtur. Sipas tij, kjo situatë tregon një diferencë të dukshme mes retorikës për mbrojtjen e mjedisit dhe praktikave konkrete të miratimit të projekteve në terren.

Në përfundim të reagimit të tij, Këlliçi nënvizon se transparenca dhe respektimi i ligjit duhet të jenë prioritet në menaxhimin e pasurive natyrore, duke kërkuar sqarime të plota mbi vendimet që prekin zona me rëndësi të veçantë për mjedisin dhe turizmin në Shqipëri.

Rama Kellici

Postimi i plotë:

Edi Rama GËNJEN hapur. Shikoni çfarë ka planifikuar për Porto Palermon 👇🏻👇🏻👇🏻
Sot Edi Rama deklaroi se paska marrë në mbrojtje Porto Palermon. Por dokumentet zyrtare tregojnë krejt të kundërtën!
Në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, datë 25.09.2025, ora 13:00, në pikën nr. 60, është miratuar draft vendimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik 2 MW në Porto Palermo, me subjekt zhvillues Sea Solar Energy sh.p.k.
Ky vendim bie ndesh me vendimin e KKT nr. 07, datë 27.07.2022, i cili shpalli Gjirin e Porto Palermos zonë me rëndësi kombëtare në planifikim dhe miratoi kufijtë e zonës së mbrojtur dhe zonimin e brendshëm të ekosistemit natyror detar-bregdetar të Parkut Natyror Porto Palermo.
Pra, ndërsa flet për mbrojtje, në praktikë jep leje ndërtimi.
Edhe Porto Palermo rezulton pjesë e të njëjtit model: projekte të planifikuara për klientët, miqtë dhe oligarkët. Sot, e gjithë harta e Shqipërisë, me pasuritë natyrore, bregdetin dhe bukuritë e saj, është kthyer në një tryezë ku ndahen interesa private në kurriz të interesit publik.
Qytetarët e kanë kuptuar të vërtetën.
Prandaj sheshet po mbushen. Sepse Shqipëria nuk është pronë e një njeriu dhe as plaçkë për t’u ndarë mes një grushti përfituesish.
Më poshtë gjeni rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 25.09.2025, ku në pikën nr. 60 evidentohet qartë miratimi i lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Porto Palermo.
May be an image of text
May be an image of text that says 'fotovoltaike kapacitet Himarë, subjekt impiantit gjenerues veprave shoqerine Sea energjisẽ elektrike vendndodhje Ndertimi objektin: "Ndërtimi fotovoltaike, veprave ndihmëse impiantit gjenerues energjisë elektrike Zhvillimi objektin: "Ndertimi veprave impiantit gjenerues energjisẽ elektrike veprave impiantit gjenerues energjisë elektrike impiantit elektrike sh.p.k. elektrike veprave ndihmese zhvillues impiantit Energy fotovoltaike, energjisë elektrike Bashkine Kolonjë, "Ndërtimi ndihmese impiantit Zhvillimi energjisë elektrike Bashkine objektin: "Ndertimi ndihmese shoqörine "Prosol Solar" impiantit gjenerues te energjisë elektrike vendndodhje Bashkine fitimi, interes publik objektin: "Tc "Delvina sipërfaqes tejkalim sh.p.k. energjisë konfiskimin interes publik lejes ndërtimit, subjekt zhvillues Banimi subjekt zhvillues shoqörinë Elda-VI" ndörtuar kate" Lagjja tejkalim Bashkia siperfaqes lejes ndërtimit,'
May be an image of text
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.