E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja Zegjine Çaushi braktis Roskovecin bëhët ‘tiranase’
Lajme

Deputetja Zegjine Çaushi braktis Roskovecin bëhët ‘tiranase’

Zegjineja regjistron apartament 240 mijë euro në Tiranë pas vetëm një viti në detyrë si deputete 

Një denoncim i fortë ka vënë në shënjestër deputeten Zegjine Çaushi, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi pasurinë e saj dhe burimet e financimit. Sipas të dhënave të publikuara media deputetja ka regjistruar rishtazi në Hipotekë një apartament luksoz në një nga zonat e lakmuara të kryeqytetit. Kemi shpëtuar  nga  bonusi i qerasë që paguanim për Zegjinenë! Ajo tashmë edhe zyrtarrisht është komshije me ” O Gazz hë meee! ( Bardhin)

Detajet e pronës multimilionëshe

Apartamenti në fjalë kap vlerën e deklaruar prej rreth 240 mijë eurosh. Sipas të njëjtave burime, prona ka një sipërfaqe të konsiderueshme prej 128 m² dhe ndodhet:

 Lokacioni: Tiranë, te Kullat (zona e Shkollës së Kuqe), në Rrugën “Qemal Stafa”.

 Kati: Kati i 10-të i një pallati të ri, i cili është ende në përfundim e sipër dhe gëzon izolim termo-akustik të standardeve të larta.

 Përbërja: 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.

Pyetjet që kërkojnë transparencë: Si u financua?

Denoncimi ngre një pikëpyetje mjaft legjitime që lidhet drejtpërdrejt me integritetin e zyrtarëve publikë: Si mund të financohet një apartament prej 240 mijë eurosh nga një deputete që ka vetëm një vit në detyrë?

“A është blerë kjo pronë me kursime të deklaruara ligjore apo nga burime të tjera të paidentifikuara?” – thuhet në reagim.

Ky rast shton sërish presionin mbi nevojën për transparencë të plotë të pasurisë së politikanëve, në mënyrë që opinioni publik të ketë një përgjigje të qartë se si realizohen investime të këtyre përmasave brenda një kohe aq të shkurtër në karrigen e deputetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.