E diel, 1 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rogerti “plas bombën” në OFFSIDE: Brikena personazhi më fallco!
Lajme

Rogerti “plas bombën” në OFFSIDE: Brikena personazhi më fallco!

“Miri u pre në besë nga autorët e programit”

Rogert Sterkaj, i njohur si “La Bomba”, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në podcastin “OFFSIDE”, duke komentuar hapur për personazhet më të përfolur dhe prapaskenat e formateve televizive.

I pyetur për personazhin më “fallco”, Sterkaj nuk ka lënë vend për dyshime, duke përmendur drejtpërdrejt emrin e Brikenës. Sipas tij, gara ka qenë e ngushtë mes saj dhe një tjetër personazhi, por në fund diferenca ka qenë minimale.

“Personazhi më fallco patjetër Brikena. Isha mes ‘urithes’ (Gretes) dhe Brikenës, por Brikena fitoi në fund me përqindje të vogël. Me 95% fiton, por është njeri i mirë, humane, mos t’i harrojmë këto gjëra, ndërsa tjetra ishte 90%,” është shprehur ai.

Megjithatë, pavarësisht këtij vlerësimi kritik, “La Bomba” thekson se ruan respekt për Brikenën, duke sjellë edhe një episod nga jeta e përditshme jashtë ekranit.

“Për Brikenën kam respekt. Kam shku në Prizren, më kanë respektu, më kanë thënë bravo që e ke mbështet Brikenën, ma kanë thënë troç në kafe aty në qendër,” rrëfeu ai.

Por deklaratat nuk ndalen këtu. Sterkaj ka ngritur edhe akuza ndaj produksionit të “Big Brother VIP”, duke përmendur rastin e Mirit të “West Side Family”.

Sipas tij, Miri nuk ka pasur trajtimin që meritonte dhe është “prerë në besë” nga autorët e programit, një koment që pritet të ndezë debat mes fansave të reality show-t dhe ndjekësve të tij.

Deklaratat e “La Bombës” kanë nisur menjëherë të qarkullojnë në rrjet, duke rikthyer në vëmendje diskutimet mbi autenticitetin e personazheve dhe transparencën në spektaklet televizive.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË EPISODIN E PLOTË TË ROGERTIT NË OFFSIDE

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.