E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në 20 vite  qeverisje, nuk largoi dot erën e m*tit  në Lanë!
Investigim

Rama në 20 vite qeverisje, nuk largoi dot erën e m*tit në Lanë!

Jo vetëm nuk e largoi erën e mutit nga Lana, por u la shqiptarëve edhe 100 milion euro si faturë të dështimit

Ka një pyetje të thjeshtë.

Çfarë e turpëron Shqipërinë më shumë? Një koncert “West Tallava”, apo fakti që kryeqyteti i vendit tonë derdh çdo ditë ujërat e zeza të rreth një milion banorëve në mes të qytetit dhe më pas në lumin Erzen e në Detin Adriatik?

Përgjigjja duhet të ishte e qartë për çdo qeveri normale.

Por jo për qeverinë e Edi Ramës.

Rama drejtoi Tiranën për tre mandate si kryetar bashkie dhe po qeveris Shqipërinë për mandatin e katërt si kryeministër. Mbi dy dekada pushtet absolut mbi kryeqytetin. Mjaftueshëm për të ndryshuar gjithçka.

Dhe, në fakt, ndryshoi shumë.

Ndërtoi qindra  kulla. Betonizoi çdo hapësirë të lirë. Shkatërroi identitetin urban të Tiranës. E mbushi qytetin me beton, trafik kaotik dhe ndërtime shumëkatëshe.

Por nuk bëri dot gjënë më elementare, më jetike dhe më qytetare për një kryeqytet europian.

Nuk zgjidhi trajtimin e ujërave të zeza.

Sot, në vitin 2026, Tirana vazhdon të jetë ndoshta i vetmi kryeqytet në Europë, e ndoshta edhe më gjerë, ku ujërat e zeza derdhen të papërpunuara në një kanal të hapur që, me një ironi të hidhur, vazhdon të quhet “Lana”.

Nuk është lumë.

Është kolektori më i madh i ujërave të zeza në Shqipëri.

Çdo ditë, mijëra metra kub fekalesh kalojnë përmes zemrës së kryeqytetit. Era e rëndë është bërë normale. Ndotja është bërë normale. Turpi është bërë normal.

Askush nuk skandalizohet.

As qeveria.

As Bashkia.

As ata që flasin çdo ditë për estetikë, qytet modern, turizëm dhe Shqipërinë e vitit 2030.

Për këtë problem nuk munguan fondet.

Shqipëria përfitoi edhe kredi japoneze për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, pikërisht për t’i dhënë fund këtij skandali mjedisor. Ishte një projekt jetik për Tiranën.

Por ai mbeti peng i paaftësisë, zvarritjeve dhe prioriteteve të gabuara.

Rezultati është para syve të të gjithëve.

Ujërat e zeza të kryeqytetit vazhdojnë të përfundojnë në Lanë, më pas në Erzen dhe në fund në Detin Adriatik, duke ndotur lumenjtë, bregdetin dhe mjedisin.

E njëjta histori përsëritet me mbetjet.

Mbi 400 milionë euro u shpenzuan për aferën e inceneratorëve. Shqipëria duhej të kishte impiante moderne të përpunimit të mbetjeve.

Në vend të tyre kemi male plehrash që mbulohen me dherat e nxjerra nga gropat e kullave të reja.

Pra, as mbetjet nuk përpunohen.

As ujërat e zeza nuk pastrohen.

Por kullat ndërtohen pa pushim.

Për to nuk mungojnë as fondet, as lejet, as shpejtësia.

Pastaj vjen propaganda.

Na flitet për turizmin elitar. Për qytetin model. Për Shqipërinë moderne. Për imazhin europian.

Por imazhi i një vendi nuk ndërtohet me drone, me fasada dhe me reklama.

Imazhi i një vendi fillon aty ku qytetari nuk jeton mes erës së fekaleve.

Një kryeqytet europian nuk matet nga lartësia e kullave.

Matet nga kanalizimet.

Nga impiantet e ujërave të ndotura.

Nga ajri që thithin qytetarët.

Nga lumenjtë që nuk mbajnë erë kanal.

Prandaj është hipokrizi të kërkosh të mbrosh imazhin e Shqipërisë duke u shqetësuar për një koncert apo për shijet muzikore të njerëzve, ndërsa kryeqyteti vazhdon të jetojë mbi një kanal të hapur ujërash të zeza.

Nuk janë “West Tallava” ato që e turpërojnë Shqipërinë.

E turpëron Lana.

E turpërojnë ujërat e zeza të një milion banorëve që derdhen pa u trajtuar.

E turpërojnë 400 milionë euro të zhdukura në inceneratorë fantazmë.

E turpëron fakti që, pas shtatë mandatesh pushtet mbi Tiranën dhe Shqipërinë, Edi Rama la pas më shumë kulla, por jo një zgjidhje për problemin më elementar të një kryeqyteti.

Prandaj, para se të japësh leksione për kulturën, muzikën apo imazhin e vendit, bëj atë që nuk e bëre për më shumë se njëzet vjet.

Largo erën e mutit nga Lana.

Jo vetëm nuk e largoi erën e mutit nga Lana, por u la shqiptarëve edhe faturën e dështimit

Sikur të mos mjaftonte fakti që Tirana vazhdon të derdhë ujërat e zeza të rreth një milion banorëve në Lanë, Erzen dhe Detin Adriatik, historia bëhet edhe më absurde.

Sepse impianti që do ta zgjidhte këtë katastrofë ekologjike nuk mungoi.

Mungoi shteti.

Në vitin 2014, me financim nga kredia e butë e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), nisi ndërtimi i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar. Një investim prej 79 milionë eurosh, që do t’i jepte fund ndotjes kronike të Tiranës.

Punimet avancuan.

Sipas dokumenteve zyrtare, rreth 70 për qind e veprës ishte realizuar. Ishin investuar dhjetëra milionë euro dhe impianti po merrte formë.

Pastaj ndodhi ajo që ndodh rëndom në Shqipëri.

Shteti prishi në mënyrë të njëanshme kontratën me bashkimin e kompanive italiane dhe japoneze “Dondi & Kubota”.

Jo sepse munguan fondet.

Jo sepse projekti ishte i panevojshëm.

Por për shkak të një vendimmarrjeje që më vonë u rrëzua edhe nga faktet.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se arsyet e përdorura për prishjen e kontratës nuk qëndronin, se kontraktori kishte respektuar kushtet kontraktore dhe paralajmëroi qartë se Shqipëria rrezikonte të humbiste arbitrazhin ndërkombëtar, duke i shkaktuar buxhetit një dëm ekonomik kolosal. Thuhet se ministri i Infrastrukturës kishte kerkuar mbi 10 milion euro ryshfet që të lidhte kontratën dhe te shtonte nje financim prej 30 milion eurosh.

Rama e kishte mendjen tek inveneratorët dhe askush nuk dëgjoi.

Kontrata nuk u rilidh.

Punimet nuk rifilluan.

Impianti u braktis.

Sot ai është një monument i dështimit shtetëror të qeverisë së Edi Ramës, i mbuluar nga ferrat, lagështira dhe degradimi. Betonet, tubacionet dhe strukturat që u ndërtuan me miliona euro po shkatërrohen nga koha.

Ndërkohë, kompania iu drejtua arbitrazhit ndërkombëtar.

Shqipëria humbi.

Vendimi i arbitrazhit e detyroi shtetin shqiptar të paguajë miliona euro dëmshpërblim, ndërsa dëmi total ekonomik i kësaj aventure llogaritet rreth 100 milionë euro: një impiant që nuk ekziston, një kredi që vazhdon të shlyhet dhe një faturë që e paguajnë qytetarët.

Pra, sot shqiptarët paguajnë për tre gjëra njëkohësisht.

Paguajnë kredinë japoneze.

Paguajnë dëmshpërblimin e arbitrazhit.

Dhe vazhdojnë të jetojnë me ujërat e zeza që derdhen në Lanë.

Kjo nuk është thjesht keqmenaxhim.

Është një skandal shtetëror.

Është historia e një qeverisjeje që arriti të shpenzojë rreth 100 milionë euro pa ndërtuar impiantin që ishte premtuar.

Është i njëjti model që shqiptarët panë me inceneratorët.

Qindra milionë euro u zhdukën në emër të trajtimit të mbetjeve, ndërsa plehrat vazhdojnë të mbulohen me dherat që dalin nga gropat e kullave.

Tani përsëritet e njëjta skemë me ujërat e zeza.

Paratë u shpenzuan.

Projekti dështoi.

Përgjegjësi nuk ka.

Ndërsa Lana vazhdon të mbajë erë kanalizim dhe Adriatiku vazhdon të marrë çdo ditë ndotjen e kryeqytetit.

Ky është bilanci real i shtatë mandateve të Edi Ramës mbi Tiranën dhe Shqipërinë.

Jo vetëm nuk e largoi erën e mutit nga Lana.

I la shqiptarëve edhe faturën e dështimit.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.