E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Ju tregoj tre zyrtarët që kanë qenë në “samitin e Aruba-s”
Denoncime

Berisha: Ju tregoj tre zyrtarët që kanë qenë në “samitin e Aruba-s”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke e cilësuar këtë institucion si një “seksion të Partisë Socialiste”.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha deklaroi se SPAK po vepron në mënyrë selektive, duke penguar hetimet dhe duke mbajtur të fshehtë identitetin e zyrtarëve të lartë që, sipas tij, janë të përfshirë në skandalin e njohur si dosja “Aruba”.

I pyetur drejtpërdrejt mbi emrat konkretë të personave të përfshirë, Berisha u shpreh se disponon informacione sipas të cilave në këtë çështje përmenden Engjëll Agaçi, Ergys Agasi dhe Damian Gjiknuri.

“Këtë e kam thënë me kohë. Kemi të bëjmë me një seksion, me një organizatë të Partisë Socialiste. Mos prisni ju as edhe një hetim përveç atyre që u urdhëron Edi Rama. ‘Albanian Files’, është një nga krimet më të mëdha, por krimi i të gjitha krimeve është krimi i zgjedhjeve dhe amnistia e krimit elektoral, natyrisht dhe fshehja e emrave të tre zyrtarëve që përfaqësuan narko-shtetin në Aruba. Prit një minutë. Jo, Taulantit nuk i kam thënë për Aruban. Taulantit jo. Jo, për Aruban nuk i kam thënë.

Taulanti ka të tjera, po atë nuk ia kam thënë sepse nuk kam të dhëna po ja thoja me kënaqësi. Pra, lidhur me Aruban figuron emri i Engjëll Agaçit, Ergys Agasit dhe i Damianit, që thotë betohem, betohu në Bibël, nuk pranoi të betohej në Bibël. Ia krijova mundësinë, urdhëro, i thashë, dil këtu, të nxjerrim Biblën dhe betohu. Atë jo, se ka qenë dhe në Athos. Udhëtimi i tij në Athos, e dini ju atë ishullin e Athos? Ishulli Athos është ishulli i misticizmit. Aty është shumë e vështirë të pranohesh. Duhet të kalosh disa filtra purifikimi shpirtëror, po ky, unë e kam parë me sytë e mi në Athos këtë. Dhe andaj nuk pranoi të betohej në Bibël.”, shprehet Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.