E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Rama tregon si do të hiqet ligji i luftës
Lajme

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Rama tregon si do të hiqet ligji i luftës

Kryeministri i vendit Edi Rama, është i ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, ku ka folur rreth marrëdhënieve Shqipëri-Greqi.

Ai u shpreh se është hera e parë që ka vizita në rang kryeministror mes dy vendeve, dhe se marrëdhëniet po marrin tjetër drejtim. Sipas Ramës, të gjitha çështjet janë në tavolinë, ndonëse është një proces i vështirë dhe me ndjeshmëri të lartë.

Më tej kryeministri u shpreh se shpreson që do të hiqet ligji i luftës, ndërsa shtoi se dekreti mbretëror do të kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj, dhe do të mbetet thjeshtë si një dokument historik.

Rama u shpreh se synohet që të nënshkruhet një dokument i ri për partneritet strategjik me Greqinë, ndërsa shtoi se nuk do që të hyjë në detaje, pasi çështje është sensitive dhe dy vendet janë në negociata dhe jo çdo gjë mund të bëhet publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.