Familja e Aldisonit frikë nga hasmëria, nuk u pranua në varrimin e Arielës
Ne fshatin Zharrës, ku banojnë familjarët e Aldison Belulajt ka pllakosur heshtja. 23 vjeçari tronditi opinionin publik të dielën e 21 janarit 2018 kur qëlloi për vdekje vajzën e cila i kishte refuzuar dashurinë dhe më pas qëlloi veten.
Aktualisht i riu po lufton me vdekjen dhe ndodhet në gjëndje të rëndë në reanimacion ndërsa Ariela Murati u përcoll dje për në banesën e fundit.
Familjarët tregojnë se kishin kërkuar të shkonin në varrimin e Arielës por familjarët nuk kishin pranuar dhe se tashmë i druhen një hasmërie, raporton Oranews.
Agim Koroveshi, një i afërm i Aldisonit tha se ‘djali ishte shumë tip i mbyllur’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



