E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkojnë për të grabitur banesën, hajdutët plagosin fëmijën 8 vjeç
Lajme

Shkojnë për të grabitur banesën, hajdutët plagosin fëmijën 8 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Cakran të Fierit. Persona ende të paidentifikuar kanë shkuar për të grabitur një banesë dhe aty kanë gjetur vetëm një fëmijë 8 vjeç.

Ata e kanë lënduar fëmijën, pasi i kanë kërkuar atij të tregonte se ku ishin lekët e shtëpisë.

Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë në momentin kur grabitësit kanë hyrë për të vjedhur. Të bindur që do të gjenin para, grabitësit kanë dhunuar djalin 8 vjeçar të L.H duke i kërkuar me ngulm se ku ishin fshehur paratë.

Nuk dihet nëse i mituri ka treguar diçka, as nëse grabitësit kanë mundur të marrin të holla nga banesa. Policia e Fierit thotë se atë e kanë dërguar në spital për mjekim, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë së Fierit për ngjarjen:

Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi në fshatin Cakran, Fier, pasi persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç dhe kanë lënduar fëmijën e tij 8 vjeç. Fëmijë ka marrë mjekimin dhe ndodhet në shtëpi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.