Kur të kthehesh ti malli do më ketë marrë…
Kur të kthehesh ti malli do më ketë marrë,
Murrizit kokrrat e vogla do t’i jenë tharë,
PD-ja pret që Belinda të jetë me barrë,
Ndërsa Tan Prençi me Ladin janë ndarë.
Kur të kthehesh ti, Ols Dado do ketë flokë,
Grida Duma do ketë hyrë në kryeministri
Do të kërkoj në Skrapar, në qiell e në tokë,
Do të kërkoj me Ermal Nufin me ushtri.
Kur të kthehesh ti, flamingot do shtegtojnë,
Zjarret e verës do jenë shuar nga lotët e mi,
Osumit burimin nga Vithkuqi do ia ndalojmë,
Që Skrapari të kuptojë sa vuaj kur nuk je ti.
Kur të kthehesh ti, nuk do jem ajo e para,
Por prapë do dal në Rinas dhe do të pres,
Nuk pyes as për komente, as për të shara,
Për mallin tim s’të dënoj dot në mungesë./Lolita
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



