E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për herë të parë pas vrasjes së Ivanoviç, Thaçi takohet me Vuçiç në Davos
Lajme

Për herë të parë pas vrasjes së Ivanoviç, Thaçi takohet me Vuçiç në Davos

Presidenti i Kosovës Hashim thaçi është takuar për herë të parë që pas vrasjes së Oliver Ivanoviç që solli dhe ndërprerjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

haçi ka zhvilluar një takim me homologun serb në Davos, aty ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Me anë të një postimi në  Facebook, Thaçi thotë se në bisedën me presidentin serb, Aleksander Vuçiç është fokusuar tek vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve.

POSTIMI I PLOTË:
Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, sot zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.
Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve.
Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.