“Shkëlqen” çuni i Fahriut në Kuvend/ Kërkohet deshifrues
I lodhur dhe i përgjumur, çuni i Fahriut ka shokuar me fjalimin e tij në Kuvend, ndërsa ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 27 janarit.
Në sallën thuajse bosh, ku shihej vetëm tek tuk ndonjë deputet, Klevisi apo siç njihet ndryshe çuni i Fahriut, është bërë për përkthyes.
Temat politike, ekonomike duket se janë tejet të rënda, për të, ai thjesht është “mbytur”, në diskutimin e tij.
Me një pamje të shpërqëndruar, ai ka tentuar të flasë për turizmin dhe investitorët, por në fakt ka përfunduar në ciklin “Bagëti e Bujqësi”.
“Nuk ka ansjë investitor në turizëm.Çka na mungon, klima, çka na mungojnë malet….”, është shprehur Balliu.
Më tej duke menduar se po i bën një nder pogradecarëve, gati sa nuk ia kthyer ata në kanibalë.
Sipas tij pogradecarët po detyrohen të paguajnë 75 lekë më shumë për mishin e tyre.
“Mund ta marrësh proceset siç janë thertoret pa asnjë plan ekonomik. E them këtë për pogradecarët të cilët duhet të paguajnë 75 lekë më shumë për mishin e tyre”, është shprehur Klevisi
Më tej ai, i mbuluar me thesin e përhumbjes ka vënë shënjestër edhe opozitën, krahun të cilin bën pjesë.
“Ti tregojmë kësaj qeverie, opozitës e kujtdo që ky popull nuk bashkohet dot me një program që rrënon ekonominë sot dhe i lë asaj pasoja të jashtëzakonshme, negative”, është shprehur Klevisi.
Gjithsesi çuni i Fahriut ka “shkëlqyer” me fjalimin e tij para sallës bosh.
Një arsye më shumë për të shkuar në protestë është kur të thërret çuni i Fahri Balliut, ish gazetarit të Zërit të Popullit, njeriu i nomenklaturës që akuzohet si bashkëpunëtor i sigurimit, por edhe njeriu i skandaleve, por edhe ish punonjësi i SHIK –ut të Bashkim Gazides i cili në vitin 1993 u dëbua nga puna, pasi u kap duke shitur bursat e shqiptarëve./CNA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



