E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili kërkon “ndjesë”: I kemi keqkuptuar për peshqit e mëdhenj
Lajme

Vasili kërkon “ndjesë”: I kemi keqkuptuar për peshqit e mëdhenj

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një mesazh plot ironi i kërkon ‘ndjesë’ publike se ka keqkuptuar premtimin për arrestimin në janar të ‘peshqve të mëdhenj’.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vasili tha se pavarësisht se u fol që do kapeshin, peshqit e mëdhenj u lanë të lirë.

“Ndjese 1000 here i paskemi keqkuptuar ata, qe na premtuan per peshqit e medhenj.
Ata qe folen ne janar per peshqit e medhenj e kishin fjalet qe peshqit e medhenj do leshoheshin dhe jo do kapeshin. Ndjese perseri per keqkuptimin dhe vazhdoni zgjerimin e vrimave te rrjetes se perkohshme te prokurorise, qe peshqit te dalin te gjithe dhe pa siklet.”, shkruan Vasili.

Kujtojmë se ambasadori Donald Lu ka lëshuar mesazhe të forta disa herë në publik se në muajn janar do të arrestoheshin të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’. Por deri më tani nuk është arrestuar asnjë peshk i madh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.