E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rogerti shkon te avokatja dhe i kujton premtimin Selin Bollatit
Lajme

Rogerti shkon te avokatja dhe i kujton premtimin Selin Bollatit

Rogert Sterkaj ka kërkuar asistencë ligjore pranë avokates Aurora Marku lidhur me paratë e çmimit të fituar nga Selin Bollati dhe një dakordësi të mëparshme mes tyre për shumën prej 10 mijë eurosh.

Në një video të publikuar pranë avokates, Sterkaj shprehet se i është drejtuar asaj për të parë rrugët ligjore që mund të ndiqen, pasi, sipas tij, nuk ka mundur të kontaktojë me Bollatin.

Nga ana tjetër, avokatja Aurora Marku sqaron se bëhet fjalë për një marrëveshje verbale mes palëve. Ajo thekson se fillimisht do të tentohet kontakti me Selin Bollatin për zgjidhjen e çështjes, ndërsa nëse kjo nuk do të jetë e mundur, çështja mund të vijojë në rrugë gjyqësore.

Çështja lidhet me pretendimin e Sterkajt për shumën prej 10 mijë eurosh, për të cilën ai thotë se kishte pasur një dakordësi të mëparshme me Bollatin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.