E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy oferta identike në tenderin 2.8 milionë euro për Drinin
Uncategorized

Dy oferta identike në tenderin 2.8 milionë euro për Drinin

Pikëpyetje mbi garën mes kompanive

Një tender i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për mbrojtjen nga gërryerjet të Lumit Drin në Shkodër, hedh indicie të forta për koluzion në tender. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, në garën me vlerë limit 2.8 milionë euro janë paraqitur 12 oferta.

OBP skualifikoi si anomalisht të ulëta tre ofertat me çmimin më të mirë dhe shpalli fitues bashkimin e kompanive Ulza dhe G.P.G.

Por tenderi zbulon një ngjarje me probabilitet statistikor të pamundur. Oferta fituese e Ulzës dhe G.P.G është e njëjtë në vlerë me atë të bashkimit të shoqërive Shëndelli dhe Meteo.

Dyshime për koluzion/ Ofertë nëntëshifrore me vlerë

Siç tregohet nga foto të dy bashkimet e kompanive kanë ofruar çmimin 177 milionë 238 mijë e 950 lekë. Statistikisht kjo ngjarje ka një probabilitet ndodhje 1 në 243 milionë, po të merret parasysh se kompanitë kanë pasur mundësi të bëjnë oferta nga vlera 1 deri në vlerën e fondit limit, 243 milionë lekë.

Dyshimi i madh është se Ulza dhe Meteo luajnë të kordinuara për të rrethuar tenderat publikë me marrëveshje të ndaluara nga ligji i Konkurrencës.

Ky dyshim përforcohet edhe nga një fakt tjetër. Vetëm pak ditë më parë Ulza dhe Meteo ishin bashkë në joint Venture në një tjetër tender. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e Spitalit të Matit, një tender me vlerë 3.7 milionë euro.

Dyshime për koluzion/ Ofertë nëntëshifrore me vlerë

Në këtë proçedurë Ulza, Meteo dhe ASI-2A ofertuan së bashku në Joint Venture me vlerën 3 milionë euro, por dështuan pasi gara u fitua nga një kompani që ishte ofertë 600 mijë euro më të ulët. Megjithatë Ulza dhe Meteo po kërkojnë ta përmbysin tenderin në KPP, pavaraësisht se janë 600 mijë euro më shtrenjtë se kompania e përzgjedhur fituese.

Ulza është kompania e skandalit të Unazës së Burrelit, e cila u shemb dy javë pas ndërtimit. Kjo kompani zotërohet nga një ish deputet demokrastian i quajtur Ndue Shpani së bashku më vëllain e tij, Nikolin Shpani. Ulza është e fortë veçanërisht në zonën e Matit dhe mbështetet fuqishëm nga Agron Malaj.

Dyshime për koluzion/ Ofertë nëntëshifrore me vlerë

Ndue Shpani dhe Ami Kozeli

Meteo nga ana tjetër është një kompani me bazë në Elbasan e zotëruar nga Eral Myftaraj. Dy muaj më parë, zoti Myftaraj u thir në SPAK për një tender 1 milionë euro në bashkinë e Tiranës.

Dyshime për koluzion/ Ofertë nëntëshifrore me vlerë

Eral Myftaraj ne SPAK

Pra dy biznesmenë me rekorde jo për t’u patur zili, të cilët tashmë luajnë në grup për të rrethuar tenderat publikë.

Koluzioni ne tenderat publikë është një fenomen manipulimi i pastër i tenderave me dëm të madh në kurriz të qytetarëve. Por pavarësisht kësaj, deri më tani Autoriteti i Konkurrencës nuk ka goditur asnjë rast.

Tenderi i gërryerjeve në lumin Drin është një indicie më shumë se flagrante, që Shqipëria më në fund të godasë biznesmenët të cilët bashkëpunojnë për të manipuluar tenderat publikë./Kapitali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.