E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Edhe pak ditë…”, kërcënim tronditës ndaj Arben Ahmetajt dhe Çim Pekës
Denoncime

“Edhe pak ditë…”, kërcënim tronditës ndaj Arben Ahmetajt dhe Çim Pekës

Një person ende i paidentifikuar ka publikuar një mesazh kërcënues drejtuar ish-zvkryeministrit  Arban Ahmetaj dhe gazetarit Çim Peka.

Në deklaratat e tij, personi pretendon se do të udhëtojë drejt Zvicrës dhe se synon të rrëmbejë Arban Ahmetajn. Po ashtu, ai ka bërë edhe një deklaratë kërcënuese ndaj televizionit Syri TV, duke pretenduar se aktiviteti i tij do të ndërpritet brenda pak ditësh.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka bërë këto deklarata, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nëse kërcënimet janë konkrete dhe nëse pas tyre ekziston ndonjë plan real.

Përmbajtja e mesazhit, veçanërisht referenca për një udhëtim drejt Zvicrës dhe marrjen peng të Ahmetajt, përbën një pretendim serioz që kërkon verifikim dhe vlerësim nga autoritetet përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.