E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“50 mln lekë ose…”/ Zbulohen detaje nga ngjarja e Peshkopisë
Lajme

“50 mln lekë ose…”/ Zbulohen detaje nga ngjarja e Peshkopisë

Arrestohet autori

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me kërcënimin ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi, i cili dyshohet se është kërcënuar me hedhjen në erë të biznesit nëse nuk paguante shumën e kërkuar.

Sipas informacioneve paraprake, pranë karburantit në pronësi të Shulkut ishte vendosur një kuti e improvizuar, brenda së cilës ndodhej një pajisje artizanale që ngjante me një mekanizëm shpërthyes.

Pas vendosjes së saj, biznesmeni është njoftuar përmes një mesazhi në telefon, ku i kërkohej të paguante 50 milionë lekë. Në të kundërt, autorët e kërcënonin se do të hidhnin në erë biznesin.

Në mesazhin e lënë pranë kutisë, bëhej gjithashtu paralajmërimi që të mos kontaktohej Policia. Sipas kërcënimit, nëse autoritetet do të njoftoheshin, pajisja do të aktivizohej në distancë.

Pas marrjes së informacionit, Policia e Dibrës nisi hetimet për identifikimin e autorit. Brenda pak orësh, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për përfshirjen në ngjarje.

Pritet që Policia të japë një njoftim zyrtar për rastin, ku do të bëhen të ditura më shumë detaje mbi rrethanat e kërcënimit dhe hetimet e kryera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.