E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksioni i SPAK, arrest me burg edhe për disa efektivë policie
Lajme

Aksioni i SPAK, arrest me burg edhe për disa efektivë policie

Aksioni i befasishëm i SPAK, i zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka çuar në caktimin e masave të sigurisë “arrest me burg” ndaj disa efektivëve të Policisë.

Sipas informacioneve të bëra me dije për këtë operacion, masat e sigurisë ndaj punonjësve të policisë janë ekzekutuar, ndërsa ata janë vënë në pranga në zbatim të vendimeve të gjykatës.

Zhvillimi është pjesë e një hetimi të Prokurorisë së Posaçme, e cila ka ndërmarrë një aksion të njëkohshëm gjatë mëngjesit. Për momentin, detajet mbi identitetin e efektivëve të arrestuar dhe veprat penale për të cilat ata po hetohen nuk janë bërë të gjitha publike.

Hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rolin e personave të përfshirë dhe rrethanat që kanë çuar në caktimin e masave të sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.