E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet sherri në Elbasan, 4 persona të arrestuar
Lajme

Kërcet sherri në Elbasan, 4 persona të arrestuar

Katër persona, mes tyre dy vëllezër, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Elbasanit pas një konflikti fizik të shoqëruar me përdorimin e sendeve të forta.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Thoma Kalefi”, ku sipas të dhënave të policisë, të arrestuarit janë përfshirë fillimisht në një përplasje mes tyre dhe më pas në konflikt me një 30-vjeçar.

Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Elbasanit kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë identifikuar personat e dyshuar për përfshirjen në konflikt.

Në vijim të veprimeve të kryera, katër personat janë arrestuar dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.

Policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike, ndërsa materialet për rastin do t’i kalojnë organeve kompetente për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.