Maliq, makina rrëshqet dhe i merr jetën 43-vjeçarit
Një 43-vjeçar ka humbur jetën në Maliq pasi është përplasur nga automjeti i tij. Viktima është identifikuar si Igli Kllogjeri.
Sipas të dhënave paraprake, ai kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, kur automjeti dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka nisur të lëvizë pas.
Në përpjekje për ta ndaluar, 43-vjeçari është kapur pas mjetit, por ka përfunduar poshtë tij. Ai ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


