E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari në Fier
Lajme

Dyshohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari në Fier

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar nga Policia e Fierit, pas një denoncimi të mbërritur në sallën operative për një rast të dyshuar të përndjekjes së disa vajzave të mitura.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është sinjalizuar nga vetë vajzat, të cilat kanë kontaktuar me shërbimet e Policisë dhe kanë kërkuar ndërhyrje. Pas marrjes së informacionit, efektivët e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur menjëherë verifikimet dhe veprimet për sqarimin e situatës.

Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se gjatë veprimeve të kryera në terren është bërë i mundur ndalimi i këngëtarit. Xhaferi është shoqëruar më pas në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer procedurat përkatëse hetimore.

Dyshimet e ngritura nga autoritetet lidhen me përndjekjen e vajzave të mitura, ndërsa hetimi po verifikon edhe pretendimet për kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.

Në kuadër të procedurave të nisura, ndaj Xhaferit dyshohet se është konsumuar vepra penale e parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes, përfshirë mënyrën se si kanë ndodhur kontaktet dhe veprimet për të cilat është ngritur dyshimi.

Në përfundim të veprimeve fillestare, materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila do të vijojë procedurat sipas kompetencave ligjore.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen gjatë vijimit të procedurës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.