E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vatër zjarri në malin e Manatisë, flakët përhapen drejt banesave
Lajme

Vatër zjarri në malin e Manatisë, flakët përhapen drejt banesave

Një vatër zjarri është riaktivizuar në malin e Manatisë në Lezhë, duke krijuar një situatë problematike për zonën përreth. Flakët janë përhapur në pjesën jugore të malit dhe po avancojnë në drejtim të banesave të fshatit.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë, të cilët po punojnë për të izoluar flakët dhe për të mbrojtur banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri, me helikopterë, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve në një terren të mbuluar me shkurre dhe bimësi të thatë.

Situata është vështirësuar edhe nga afërsia me aksin Lezhë-Milot, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij drejt zonave të banuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.