E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr i madh në Kotë të Selenicës, flakët afrohen pranë banesave
Lajme

Zjarr i madh në Kotë të Selenicës, flakët afrohen pranë banesave

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e 8 tetorit zonën përreth fshatit Kotë, në bashkinë Selenicë, duke krijuar shqetësim për banorët pasi flakët janë afruar pranë banesave.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri është përhapur në kodrën që rrethon fshatin, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke rrezikuar të afrohet më tej drejt zonave të banuara.

Situata është bërë më e vështirë për shkak të kapaciteteve të kufizuara të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Selenicë. Bashkia ka kërkuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga njësitë vendore fqinje për të ndihmuar në frenimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Në zonë janë nisur për ndihmë edhe mjete zjarrfikëse nga Himara, ndërsa vijon përpjekja për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.

Për momentin, shqetësimi kryesor mbetet afrimi i flakëve pranë banesave dhe mundësia e përhapjes së zjarrit në zona të tjera përreth fshatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.