E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Zagani në protestën e opozitës, çfarë do të thotë ish-shefi i antidrogës
Lajme

Dritan Zagani në protestën e opozitës, çfarë do të thotë ish-shefi i antidrogës

Duket se opozita e ka përforcuar në logjistikë protestën e saj, që ndonëse është lajmëruar të nisë zyrtarisht në orën 12:00 , tashmë prej mëngjesit është pjesë në të gjithë qytetin.

Slogane, parrulla, simbole që ironizojnë dhe demaskojnë anëtarët e qeverisë kanë qenë disa nga elementët që kanë spikatur këtë mëngjes të shtune me diell.

Një kurora kanabisi, gurët e çmuar e së cilës janë qeveritarët, targa e Audit të Saimir Tahiri, por dhe imazhi I Kryeprokurores kanë qenë disa nga elementët simbolikë të shfaqur edhe në media.

Ndërkohë në tribunën e përgatitur për fjalimet, në të cilën është vendosur edhe një led ëall I madh pritet të flasë edhe ish-oficeri I antidrogës Dritan Zagani.

Ai do të ketë një lidhje me video me sheshin e protestës, ku pritet të mbajë fjalën e tij.

Nuk dimë çfarë do të thotë sot Dritan Zagani, por kujtojmë që ai ka qenë ndër të parët që ka hedhur akuza nga ish-ministrit Tahiri për afera të lidhura me trafikun e drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.