E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha-protestuesve: Të rrëzojmë qeverinë e Edi Ramën, nuk e pranojmë më këtë bandë
Lajme

Basha-protestuesve: Të rrëzojmë qeverinë e Edi Ramën, nuk e pranojmë më këtë bandë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë fjalën në podiumin e ngritur para zyrës së Kryeministrit Edi Rama, aty ku opozita ka organizuar protestën e sotme.

Basha tha se sot ata që i janë bashkuar protestës janë shumë e më shumë se në 18 shkurt.

Basha shtoi se sot opozita refuzon qeverinë e Edi Ramës.

“Sot, ne që jemi këtu shumë më shumë se me 18 shkurt por edhe ata që qëndruan larg, e shohim qartë se e keqja është e vërtetë!

Mirë se keni ardhur në këtë shesh të historisë dhe së ardhmes, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, studentë dhe pedagogë, profesionistë, intelektualë dhe të papunë, të përndjekur dhe pronarë, fermerë dhe sipërmarrës, naftëtarë, minatorë, ambjentalistë, prindër dhe femijë, nga Jugu në Veri, anembanë Shqipërisë!

Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim: 

Për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës!

Për të shpallur solemnisht  se nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërben vetëm interesat plackitëse të një grushti njerëzish të pasuruar duke vjedhur shqiptarët dhe duke e shndërruar vendin në çerdhe të krimit të organizuar dhe drogës.”-tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.