E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendi mes kaosit e dhunës, Rama sfidon protestuesit: Nuk jap dorëheqjen
Lajme

Vendi mes kaosit e dhunës, Rama sfidon protestuesit: Nuk jap dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen, ndërsa protestat e nxënësve dhe studentëve kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e tretë radhazi.

Në përgjigjet me shkrim për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama ka theksuar se nuk do të lejojë që dhuna e regjistruar gjatë protestave të rrezikojë synimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Përgjigjet e kryeministrit janë raportuar nga Deutsche Welle (DW), e cila ka bërë të ditur se kreu i qeverisë shqiptare ka përjashtuar dorëheqjen, pavarësisht përshkallëzimit të protestave të udhëhequra nga të rinjtë.

Ndërkohë, kërkesa për largimin e Ramës nga detyra vijon të jetë një nga thirrjet kryesore të protestuesve, të cilët kanë dalë në rrugë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Protestat janë shoqëruar me përplasje me Policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe dëmtime të pronës publike dhe private. Mobilizimi i gjimnazistëve dhe studentëve ka zgjeruar shtrirjen e tubimeve përtej kryeqytetit.

Qëndrimi i Ramës sinjalizon se, të paktën në këtë fazë, kryeministri nuk ka ndërmend t’u përgjigjet kërkesave për dorëheqje, ndërsa situata e protestave dhe reagimi i autoriteteve mbeten në qendër të zhvillimeve politike në vend.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.