E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shqiponjat” kapin “skifterin” duke vjedhur celularë në Tiranë
Lajme

“Shqiponjat” kapin “skifterin” duke vjedhur celularë në Tiranë

Një 37-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia, pasi është kapur duke vjedhur me forcë në një dyqan celularësh në Paskuqan.

Ka qenë një punonjës i Repartit Special “ Shqiponjat”, i cili ka konstatuar se Eragon Aliay është futur në dyqan celularësh të një kompanie dhe pasi ka shtyrë shitësen me forcë, ka marrë 8 aparate celular dhe është larguar me vrap.

Punonjësi i policisë ishte duke lëvizur në këmbë për të shkuar në punë edhe porsa ka parë 37-vjeçarin që po vraponte dhe shitësen e dyqanit që po kërkonte ndihmë është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Eragon Aliay kur ka parë se po e ndiqte punonjësi i Policisë ka hedhur në rrugë aparatet celularë dhe ka vijuar lëvizjen me vrap por që është kapur nga punonjësi i policisë.

Në ndihmë të tij kanë shkuar edhe dy patrulla të Policisë, të cilët bënë shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë Nr 5 Tiranë.

Eragon Aliay mësohet se është me origjinë nga Vlorë, por me pasaportë Izraelite.

Siç bëhet e ditur nga blutë e Tiranës, ai kishte hyrë në Shqipëri dy javë më parë dhe sipas informacioneve nuk kishte destinacion final por endej rrugëve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.