Trafiku paralizon lëvizjen në veri, radhë kilometrike në aksin Balldre-Milot
Fluksi i lartë i automjeteve ka shkaktuar trafik të rënduar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Balldre-Milot, ku janë krijuar radhë kilometrike dhe lëvizja e mjeteve është shoqëruar me vonesa të konsiderueshme.
Situata është përkeqësuar si pasojë e qarkullimit të shtuar gjatë fundjavës, ndërsa automjetet vijojnë të shtohen në këtë segment, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përballimin e fluksit.
Aksi Balldre-Milot mbetet prej kohësh një problematikë për drejtuesit e automjeteve, të cilët përballen vazhdimisht me pritje të gjata dhe vështirësi në qarkullim.
Bllokimi i përsëritur i këtij segmenti rikthen në vëmendje problematikat e infrastrukturës rrugore në veriun e vendit, ku fluksi i lartë i lëvizjes shoqërohet shpesh me radhë të gjata dhe humbje kohe për udhëtarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



