Saimir Vishaj në luftë për jetën, intubohet në Spitalin e Traumës
Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve të siguruara nga mediat, Vishaj ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më parë, kur dyshohet se është rrëzuar nga shkallët. Fillimisht nuk janë bërë të ditura shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet se është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme.
Për shkak të komplikacioneve, avokati është intubuar dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në repartin e reanimacionit në Spitalin e Traumës.
Kjo nuk është hera e parë që Saimir Vishaj përballet me një betejë të vështirë shëndetësore. Vetëm pak muaj më parë, ai kishte bërë publik faktin se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila, sipas deklarimit të tij, i kishte rrezikuar jetën.
Tashmë, avokati ndodhet përballë një tjetër situate kritike, ndërsa vijon të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Traumës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



