E diel, 1 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi tronditës i Arjola Demirit: Kam qenë në lëkurën e Arlindës, durova 6 vite
Lajme

Rrëfimi tronditës i Arjola Demirit: Kam qenë në lëkurën e Arlindës, durova 6 vite

Historia e Arlinda Zekajt, e vrarë në Kosovë, ka prekur edhe aktoren e njohur shqiptare Arjola Demiri, e cila ka ndarë publikisht përvojën e saj personale nga martesa dhe divorci i vështirë që ka kaluar.

E ftuar në Grida Duma Podcast, Demiri ka rrëfyer se ngjarja e rëndë në Kosovë e ka rikthyer emocionalisht në një periudhë të dhimbshme të jetës së saj. Aktorja ka pranuar se ka përjetuar situata që, sipas saj, e kanë bërë ta ndiejë nga afër historinë e Arlinda Zekajt.

“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, është shprehur ajo, duke treguar se gjatë protestave të zhvilluara në Kosovë pas vrasjes, e ka përjetuar këtë histori në mënyrë veçanërisht personale.

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës! Kur gjakrat ndizen…”, ka rrëfyer Demiri, duke iu referuar përvojave të vështira që ka kaluar gjatë marrëdhënies martesore dhe procesit të divorcit.

Aktorja ka treguar se ndarja nuk ka qenë aspak e lehtë dhe se për gjashtë vite ka përballuar një periudhë të vështirë. Në rrëfimin e saj, ajo është ndalur edhe te mënyra se si është trajtuar gjatë procesit të divorcit, duke shprehur pakënaqësi ndaj psikologes dhe punonjëses sociale, të cilat, sipas saj, nuk e mbështetën në momentet kur kishte më shumë nevojë.

“Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?”, është shprehur aktorja.

Rrëfimi i Arjola Demirit ka risjellë në vëmendje vështirësitë me të cilat mund të përballen gratë gjatë ndarjes nga partnerët, veçanërisht kur në mes janë edhe përgjegjësitë dhe kujdesi për fëmijët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.