Pasi shiti detin dhe çamët, Rama rrëshqet në akuza ndaj politikës e çamëve: Jeni të mjerë
Kryeministrit të Shqipërisë i ka dalë situata nga duart. Pasi i mbajti sekrete negociatat për shitjen e detit, publikimi i tyre sot nga media greke dhe më pas edhe në mediat shqiptare, janë sjellë një reagim të çuditshëm të Edi Ramës.
Me një gjuhë fyerjesh dhe pa asnjë lloj etike, kryeministri i Shqipërisë ka shpërthyer ndaj politikës dhe popullit të Çamërisë.
Një ditë më parë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati tha në drekë që çamët ti gëzojnë pronat, por në darkë homologu i tij grek e përgënjeshtroi duke thënë se ‘Greqia nuk njeh ndonjë çështje çame’.
Akuzat e bëra gjatë ditës së sotme kanë bërë që kryeministri të rrëshqasë në akuza.
Ja çfarë shkruan Rama në Facbook:
Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!
Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.
Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



