Çlirim Gjata u shpreh se pala e paditur duhet të sjellë prova se përse është liruar nga detyra Gashi. “Duhej që pala e paditur duhet të kishte sjellë prova. Cila është kompetenca për të liruar nga detyra Gashin dhe cila procedurë është ndjekur, cili është motivacioni?” tha ai.
Përfaqësuesja e Arta Markut, Pranvera Gruda u shpreh: “Arta Marku nuk ka shkelur asnjë ligj, ka respektuar Kushtetutën. Përkohësisht është detyra që do kryejë, por jo funksionet. Funksionet sipas ligjit i ka te plota. Kërkojmë rrëzimin e padisë. Gashi nuk është shkarkuar si prokurore por si drejtore drejtorie” tha ajo.



