E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha, thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik
Lajme

Berisha, thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik

Lufta e brendshme në PD, ja qëndrimi që mban Sali Berisha…

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se nuk angazhohet në një luftë të brendshme në Partinë Demokratike.

Berisha theksoi se më 26 korrik të 2013 e ka mbyllur angazhimin politik në funksionet partiake dhe unë mbetem ky që jam sot.

I pranishëm në studion e abc news, Berisha tha se ka një rrokullisje të keqe për vendin, ndërsa shtoi se për një pjesë të mirë të këtyre zhvillimeve jam përpjkeur të njoftoj në kohë.

Ish-Kryeministri deklaroi se angazhimi i tij ka të bëjë me mbrojtjen e interesit publik dhe me asgjë tjetër.

“Thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik. Unë kam dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së, por kam thënë se nuk e jap Sali Berishën”, tha Berisha, duke shtuar se “unë kam qenë kalorës në fushën time”.

Në vijim Berisha tha se PD pësoi një humbje të thellë në qershor të 2013 për të cilën unë morra të gjitha përgjegjësitë.

“PD nuk u ringrit në shkallën e duhur në mandatin e parë të Edi Ramës, por nuk ka kurrë fitorje të përjetshme apo humbje të përjetshme. Unë besoj se PD ka të gjithë detyrën dhe potencialin për t’u ngritur në lartësinë e pritshmërive të elektoratit”, tha Berisha.

“Po bëhen 5 vite që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor serioz të ri të huaj, ndërsa janë larguar 2 ose 3 investitorë shumë të rëndësishëm. Nëse nga 2008-2013 morrëm mbi 1 miliardë dollarë investime, pa TAP, Devollin dhe FAN-in, sot mund të ketë 1 miliardë dollarë, por 90 % e tyre janë nga TAP, Devolli dhe Fani.

Pse ndodhi kjo? Sepse Edi Rama i vuri minat sigurisë juridike, ndaj dhe investitorët ikën. Çfarë tha Angela Merkel kur erdhi në Shqipëri? Mungon siguria juridike. Gjykata e Strasburgut vlerëson lejet e ndërtimit, kur unë flisja për sigurinë juridike, Edi Rama vazhdonte fushatën e tij dhe ku jemi sot?

Eksportet u rritën me 315 % në qeverisjen e PD, sepse u rrit prodhimi. Po sot? U rrit bixhozi, nuk ka industri tjetër. Po të shkosh sot në fshatrat shqiptare nuk gjen furra buke, por kthina me lojra bixhozi”, tha Berisha.

Berisha: Në 2009 nëse s’do bëja koalicion me LSI do e bëja me Ramën… 

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i PD, tha se në këtë vend po vritet çdo ditë shpresa. Berisha tha se ky Kryeministër që ka arrestuar 22 mijë persona për mospagesën e faturave të energjisë, nuk ka arrestuar as 40 vetë për mbledhjen masive të kanabisit në Shqipëri.

“Po ju tregoj një detaj. Në verën e vitit 2007 më vjen ambasadori i SHBA në zyrë dhe më thotë se ju keni filluar të mos bëni politikë.

Po i thashë,  sepse unë doja që të vinte George Bush në Shqipëri. Sepse po të rrija unë me çomangë ndaj opozitës nuk do të vinte opozita në Bruksel, por do të kishte të tjera raporte”, tha ish-Kryeministri duke bërë në këtë mënyrë një krahasim me sjelljen që sot ka Edi Rama ndaj opozitës.

Gjatë intervistës në abcnews, Berisha zbuloi se në 2009-ën nëse nuk do të do të arrinte të merrte mandatet në zgjedhje për të qeverisur dhe nëse nuk do të bënte koalicion me LSI-në,  atëherë do të ftonte Edi Ramën për koalicion.

“Unë për kapriçio nuk shkoja në zgjedhje”, tha Berisha, duke shtuar se një gjë të tillë e kishte deklaruar edhe më parë.

Në vijim ai shtoi se mesazhi i sovranit kur nuk zgjedh një shumicë të qartë, është vetëm koalicioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.