Laert Vasili to protesters: You cannot burn Albania and wave the flag
This article was translated automatically from the Albanian original. 🇦🇱 Lexo në shqip
Aktori Laert Vasili ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat në vend, duke përcjellë një mesazh për respektimin e simboleve kombëtare. I ftuar në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E diell”, ai kritikoi përdorimin e flamurit shqiptar në situata ku, sipas tij, shoqërohet me akte dhune dhe shkatërrimi. Gjatë bisedës me moderatoren Nevina Shtylla, Vasili u shpreh se dashuria për atdheun është një detyrim moral dhe se flamuri nuk duhet të përdoret për interesa personale apo politike. “Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin. Flamuri është i të gjithëve, siç është edhe Shqipëria e të gjithëve”, deklaroi aktori. Në vijim, ai ngriti shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, simboli kombëtar përdoret në kontekste të ndryshme, duke përmendur protestat, festimet sportive dhe aktivitetet e tjera publike. Vasili u ndal edhe te historia e tij familjare dhe raportet mes krahinave shqiptare, duke përmendur prejardhjen nga zona e Përmetit dhe Leskovikut. Ai theksoi se duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje edhe kontributeve të gegërishtfolësve, si dhe lidhjeve me shqiptarët e Kosovës dhe trevave malësore. Një pjesë e intervistës iu kushtua edhe himnit kombëtar. Vasili e interpretoi në këmbë një fragment të tij, ndërsa foli për autorësinë dhe historinë e himnit, duke përmendur gjithashtu padrejtësinë që, sipas tij, i është bërë himnit të shkruar nga Gjergj Fishta. Aktori bëri edhe një koment për atë që e cilësoi si përdorim të flamurit për përfitime financiare, duke përmendur fushatat e mbledhjes së fondeve në platforma si GoFundMe. Në këtë kontekst, ai kritikoi atë që e quajti traditë të mercenarizmit në historinë shqiptare. Në përfundim të diskutimit, Vasili këmbënguli se patriotizmi duhet të qëndrojë i ndarë nga interesat partiake. “Atdhetaria është gjë tjetër dhe politika është gjë tjetër”, u shpreh ai, duke shtuar se shqiptarët duhet të njohin historinë e vendit dhe të mos e matin krenarinë kombëtare përmes përkatësisë politike.