E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BISEDA AUDIO/ Bes Kallaku “degjeneron” kryebashkiaken e PS
Publik News

BISEDA AUDIO/ Bes Kallaku “degjeneron” kryebashkiaken e PS

Kryebashkiakja e Gramshit ka rënë dakord të votojë çdo propozim të Bashkim Finos për ndryshimin e rregullave të futbollit.

Ja propozimet që i bën Kallaku në emër të Finos:

1. Topi i futbollit do ketë ngjyrën e topit të basketbollit
2.  Auti do të niset me këmbë nga pika e 11 metërshave dhe penalltia do të goditet nga jashtë zone.

Kryetarja e Bashkisë Gramsh, ka premtuar t’i votojë të gjitha ndryshimet e propozuara nga Fino.

Biseda e plotë:

Bes Kallaku: Alo, përshëndetje!

Luljeta Dollani: Përshëndetje!

Bes Kallaku: Përshëndetje si kaluat, zonja Luljeta, jam Erjon Shehja përfaqësues ligjor i kandidatit Bashkim Fino.

Luljeta Dollani: Po!

Bes Kallaku: Po iu marr nga Italia se kam pasur një takim me përfaqësuesit e Federatës Italiane të Futbollit. Të marr në emër të zotit Bashkim, në emër të tij, pasi po i marrim të gjithë njerzit tanë për votimin që do bëhet të mërkurën më datë 7.

Tani dihet se si duhet të votohet, ajo kuptohet, por ajo që dua t’iu them është se duhet të bëhen dhe dy ndryshime sipas kandidatit Fino, për ndryshimin e statusit të Federatës për disa gjëra që i kanë jo të rregullta, më kupton?

Luljeta Dollani: Ok, ok, pa merak, patjetër.

Bes Kallaku: Duhet të bëjmë kërkesën që ngjyra e topit të futbollit të bëhet…

Luljeta Dollani: Pa merak fare, ne do mblidhemi më datë 6, kështu që do i diskutojmë atje.

Bes Kallaku: Ngjyra e topit duhet të të jetë si ngjyra e topit të basketbollit, për nder të kryeministrit.

Luljeta Dollani: Ok, ok, të dëgjoj…

Bes Kallaku: Edhe goditja e autit të bëhet te pika e penalltisë dhe goditja  e penalltisë të bëhet në 16 metra, sepse këto duhet t’i përfaqësojmë ne denjësisht dhe duhet të marrim ato që ne kërkojmë, duhet të ndryshoj statusi.

Luljeta Dollani: Ok, ok, ok!

Bes Kallaku: Jeni dakord për të gjitha kërkesat, si për ngjyrën e topit, ta bëjmë me ngjyrën e topit të basketbollit edhe të tjerat që diskutuam

Luljeta Dollani: Po, po patjetër, patjetër.

Bes Kallaku: Të falenderoj, mirupafshim!

Luljeta Dollani: Mirupafshim!

Shihet se si aparati shtetëror është ngritur në këmbë për zgjedhjet e 7 shkurtit. Madje zonja në fjalë e thotë publikisht: “Do mblidhemi në datë 6 menjëherë”. I gjithë opinioni publik uron që këto zgjedhje të mbeten thjesht në kuadrin e një gare sportive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.