E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti i Heritage Foundation: Korrupsioni dhe taksat pengojnë lirinë ekonomike në Shqipëri
Lajme

Raporti i Heritage Foundation: Korrupsioni dhe taksat pengojnë lirinë ekonomike në Shqipëri

Korrupsioni epidemik, më i dukshëm në gjyqësor, rritja e barrës së taksave dhe përkeqësimi i ashpër i lirisë së biznesit rëndojnë mbi ekonominë e Shqipërisë, sipas raportit të Indeksit të Lirisë Ekonomike 2018, publikuar nga The Heritage Foundation.

Shqipëria renditet e 32-ta midis 44 vendeve në rajonin e Evropës dhe rezultati i saj i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren botërore”, thotë Heritage Foundation në raportin e vitit 2018.

Rezultati i përgjithshëm i Shqipërisë është rritur me 0.1 pikë krahasuar me edicionin e indeksit për një vit më parë, në to 64.5 nga totali prej 100 pikësh, duke e renditur ekonominë e vendit të 65-tën në indeksin e lirisë për vitin 2018, sipas fondacionit.

Indeksi vjetor llogarit lirinë ekonomike në fusha që variojnë nga e drejta e pronësisë deri te sipërmarrja në 186 vende të botës përmes 12 faktorëve sasiorë e cilësorë të ndarë në katër kategori të gjera: sundimi i ligjit, madhësia e qeverisë, efiçenca rregullatorë dhe tregjet e lira.

“Një regjim tregtie kompetitiv i mbështetur nga një kuadër rregullator relativisht efiçent ka inkurajuar zhvillimin e një sektori sipërmarrjeje në rritje”, thotë The Heritage Foundation. “Pavarësisht progresit, nevojiten më tepër reforma, sidomos në fushën e sundimit të ligjit për të inkurajuar rritjen e lirisë ekonomike dhe siguruar zhvillim të fuqishëm ekonomik”.

Sistemi financiar mbetet relativisht i zhvilluar mirë e i qëndrueshëm, dhe sistemi bankar është i mirëpajisur, por pjesa e kredive të këqija është rritur, sipas raportit.

Për sa i përket sundimit të ligjit, Shqipëria duhet të shikojë presionin politik, intimidimin dhe burimet e kufizuara, subjekt i të cilave është sistemi gjyqësor kushtetues i pavarur.

Në fushën e efiçencës rregullatore, Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e rregulloreve dhe të ndryshimit rregullisht të ligjeve që qeverisin aktivitetin e biznesit pa ndonjë të dhënë nga komuniteti i biznesit, sipas raportit për Indeksin e Lirisë Ekonomike 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.