A mendon akoma drejtori i ALUIZNI Shkodër se kjo qeveri është e shpartalluar nga korrupsioni?
Para pak ditësh u komandua si drejtor i ALUIZNI në Shkodër Albert Spahiu.
Ky emër vjen nga Tirana teksa ka qenë edhe në drejtorinë e përgjithshme të ALUIZNI.
Kjo drejtori në Shkodër pati një konkurs për postin e drejtorit por në fund pas gjithë kësaj procedure në çastet e fundit u komandua Albert Spahiu.
Por ky emër nuk është i panjohur ndërsa disa herë përpara se të emërohej ka bërë përshtypje me disa komente në facebook.
Përpara afro dy vitesh Albert Spahiu, sot drejtor i ALUIZNi Shkodër akuzonte qeverinë Rama si më të korruptuarën që ka patur Shqipëria dhe se këtë gjë e kanë kuptuar edhe vetë socialistët. Para dy vitesh Spahiu bënte akuza të rënda për qeverinë në të cilën sot është pjesë e saj si drejtor i ALUIZNI Shkodër.
Ja një prej komenteve që Spahiu bënte përpara se të bëhej pjesë e ‘tepsisë’ së pushtetit:
“Nuk e marr si të lehtë shef Flamuri por tani edhe vetë socialistët po e pranojnë se kjo qeveri është më e korruptuara që ka patur ndonjëherë Shqipëria, qeveria e 6000 eurove një palmë, qeveri e shpartalluar nga korrupsioni”.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



