Dokumentat që duhen dorëzuar në QKB, ndryshon sistemi
Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së, BB-së dhe donatorëve të tjerë ka bërë me dije se tashmë ka shpallur kompaninë fituese që do të krijojë modulet e reja në sistemin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, e cila është Ikub.info shpk.
Procedura që kishte në thelb “përmirësimin e softëare-it të QKB dhe krijimin e moduleve të reja për aksesin publik të informacionit” do të përfundojë brenda 6 muajsh dhe do të ketë një kosto prej 62 mijë eurosh. Nevoja për këtë ndërhyrje erdhi pas dobësive që u konstatuan në sistemin aktual ku për bazë u morën deklarimet e vitit 2015 dhe 2016 ndërkohe që ato të vitit 2017 pritet të bëhen deri në korrik të këtij viti. Analiza e institucioneve doli në përfundimin se ka dorëzimi i dokumentacionit nuk kryhen në mënyrë rigoroze nga të gjithë.
Niveli i Dorëzimit të dokumenteve
Vetëm 11% të subjekteve u është kërkuar nga QKR që të dorëzojnë pasqyrat financiare statuore të tyre për vitin 2015. 28% e tyre nuk kanë dorëzuar këto pasqyra dhe një shtesë prej 6 % e tyre nuk kanë respektuar afatet.
Asnjë nga subjektet e marra në vlerësim nuk ka plotësuar Raportin për Performancën e Aktivitetit.
22% e subjekteve të përzgjedhura iu kërkua për shkak të ligjit të auditit që të kenë një audit statuor për vitin 2015. 64% e plotësuan kërkesën për të dorëzuar raportin e auditorit pranë QKB-së.
Cilësia e dokumenteve të dorëzuara
96% e subjekteve të vlerësuara nuk japin informacion mbi numrin e punonjësve gjatë 2015 . Kjo kërkohet nga Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.
22% e entiteteve të vlerësuara kanë dorëzuar shënime me një cilësi të dobët, me bizneset e vogla që renditen në nivelin më të ulët me 31%.
18% e subjekteve të vlerësuara kanë raportuar të dhëna të dobëta mbi qarkullimin e parasë kurse 16% të tjerë kanë dorëzuar të dhëna të dobëta mbi ndryshimet aksionere.
Çfarë do të ndryshojë në sistem
Në dokumentin e procedurës së tenderimit propozoheshin edhe deklarimet që do të jenë të detyrueshme sipas kategorisë së subjektit.
Subjektet mikro
Deklaratë e pozicionit financiar
Deklaratë e performancës Financiare
Shënime mbi deklarimet Financiare
Subjektet e vogla
Deklaratë e pozicionit financiar
Deklaratë e performancës financiare
Deklaratë për qarkullimin e parasë cash
Ndryshimet në kapital
Shpjegime për deklarimet financiare.
Subjektet e mesme jo subjekt i auditit
Deklarim i pozicionit financiar
Deklarim i performancës financiare
Deklarim i qarkullimit të parasë
Deklarime të ndryshimit në kapital
Shënime mbi deklarimet financiare
Subjektet e mesme subjekt i auditit
Deklarimi i pozicionit financiar
Deklarimi i performancës financiare
Deklarimi i qarkullimit të parasë
Deklarim mbi ndryshimin e kapitalit
Shënime mbi deklarimet financiare
Raporti i auditit
Raporti i performancës së biznesit
Bizneset e mëdha
Deklarim i pozicionit financiar
Deklarimi i performancës financiare
Deklarim i qarkullimit të parave
Deklarim në ndryshim të kapitalit
Shënime mbi deklarimet financiare
Raporti i auditit
Raporti i performancës së biznesit/Monitor
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



