E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i skuadrës në shtrat me futbollistin
Sport

Presidenti i skuadrës në shtrat me futbollistin

Rubio Nu de Luque, një klub i vogël futbolli në Paraguaj, është përfshirë në një skandal seksual pas publikimit të fotografive intime të presidentit të klubit dhe njërit prej futbollistëve të ekipit.

Presidenti Antonio Gonzales vendosi të dalë në një video-deklaratë për të dhënë shpjegime për lidhjen e tij me futbollistin Bernardo Gabriel Caballero.

Sipas tij, fotografitë janë përdorur për ta shantazhuar në lidhje me transferimin e futbollistit, me të cilin kishte lidhje. Në videot-deklaratat, presidenti i klubit përdori gjuhë të ashpër kundër lojtarit që shfaqet në foto me të, dhe grisi kontratën duke thënë: “Një burrë është një mijë herë xheloz më shumë se sa një grua. Nuk më pëlqen që më kërcënoi”.

Presidenti Gonzales pranoi lidhjen e tij me fubollistin Caballero. “Ne kemi qenë bashkë në Runio Nu (skuadra) për dy vjet. Është një person shumë i rëndësishëm për mua dhe i kishte të gjitha privilegjet. Makina që nuk i kishte ëndërruar kurrë, Mercedes-Benz, Land Cruiser, Prado, Hilux.

Presidenti i klubit foli edhe për një njeri të quajtur Valentin, që sipas, ai është personi përgjegjës për publikimin e fotografive intime. Rrjedhja e këtyre imazheve ka shkaktuar një skandal në vend, duke u pasqyruar në faqet e para të të gjitha mediave në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.