Përfundon mbledhja urgjente e KLD/ Pezullohen tre gjyqtarë
Ka përfunduar mbledhja urgjente e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mesohet se në mbledhje është vendosur pezullimi nga detyra i tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit.
Gjyqtarët e pezulluar janë: Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.
Shkarkimi i tre gjyqtarëve është bërë me shumicë votash nga KLD.
Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar.
Duke qenë se një nga gjyqtarët e pezulluar ushtron edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Këshilli caktoi gjyqtarin Desart Avdulaj, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



