E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: “Drejtësia e re si palmat e thara, Rama flet si daulle e çarë…”
Sot

Vasili: “Drejtësia e re si palmat e thara, Rama flet si daulle e çarë…”

"Drejtësia e re si palmat e thara, Rama flet si daulle e çarë..."

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se drejtësia e re është thashë si palmat në autostradë.

Duke akuzuar kryeministrin për një drejtësi të kapur, Petrit Vasili shkruan me ironi edhe për prokuroren e re të përgjithshme.

Postimi

“Drejtësia “e re”, që është tharë si palmat në autostradë. Qindra milionë lekë para’ të shqiptarëve u asgjesuan dhe u kthyen në palma të thara në autostradën Tiranë -Durrës.
Kryeministri bubullon e flet si daulle e carë për gjithë dynjanë po për fajtorët e këtyre palmave s’guxon të flasë.
Kryeministri i lemerisur nga frika nuk flet për ata, që i grabiten këto qindra milionë leke, se ka frikë për vete.
Mijëra e mijëra shqiptare kalojnë në autostradë përditë përpara krimit shtetëror të kryeministrit.
Prokuroria e kapur nga kryeministri le të kalojë edhe ajo me makinë përpara palmave të thara, le të rrijë me duar të lidhura e le të rrijë edhe me gojë të mbyllur. Ndaj mjaft më,me denglat e drejtësisë së “re” që është tharë si palmat në autostradë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.