E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të gjithë figurat e PD-së me Bashën në protestë
Lajme

Të gjithë figurat e PD-së me Bashën në protestë

Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe thuajse të gjithë figurat kryesore ishin sot ne protestë ne bulevard.

Edhe pas kritikave ndaj Bashës ,deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka marrë pjesë sot në protestën .

Në këtë protestë Bregu është e veshur casual, me një bluzë të zezë dhe me syze dielli.

Por sot mesa duket Bregu ka reflektuar dhe i është bashkuar protestës së demokratëve,  edhe Lulzim Bashës.

Kujtojmë se  pas mbledhjes së fundit të së Kryesisë së PD-së Bregu ishte shume kritike me qëndrimin e Bashës :”  Në parlamentin e ardhshëm sot nuk do të ndihen të përfaqësuar shumë shqiptarë. Ato gjëra që kam për t’i thënë nuk i fsheh.  Jam e bindur që 18 qershori  nuk do të jetë ditë zgjedhjesh. 18 qershori po ashtu nuk duhet të trajtohet nga Edi Rama  si 29 nëntori i Enver Hoxhës. Të mos marrësh pjesë në zgjedhje nuk është fitore. Rindërtimi i Partisë Demokratike është detyrë e çdo qytetari. Nuk duhet t’i lëmë shqiptarët në një klimë tensioni. Nuk e gjej me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.