Strache: Asgjë nuk funksionon njëanshëm, Beogradi dhe Prishtina të bëjnë kompromis
Strache në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se realiteti është se Austria e njeh pavarësinë e Kosovës, mirëpo Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj, transmeton lajmi.net.
“Ky është një realitet për Serbinë, kështu që ky problem nuk zgjidhet në afat të gjatë. Është e nevojshme që të dyja palët të takohen me njëra-tjetrën dhe të gjejnë një kompromis”, ka thënë Strache duke shtuar se 193 vende të OKB-së, 105 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai kujtoi se para se të ishte pjesë e qeverisë, ka kritikuar vendimin e Austrisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë, Daçiq ka shprehur mirënjohje ndaj qëndrimit të Strache
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



