Vokshi: Nuk bëhet seanca nëse nuk vjen Nikolla. Kaq vjet s’keni mësuar rregulloren
Ka nisur me tension mbledhja në Komisionin e Edukimit ku e pranishme duhet të ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pasi ishte thirrur në interpelancë për të raportuar për ligjin e arsimit të lartë.
Por ministrja e arsimit nuk është paraqitur në komision ndërsa mosprezencën e saj Vokshi e quajti si frikë për tu përballur pasi është e papërgjegjshme. Më tej Vokshi shton se mungesa e akteve nënligjore, solii edhe vonesën e pagave ndaj pedagogëve.
Me tone të ashpra ajo iu drejtua kolegëve të maxhoranncës se Nikolla ka shkelur ligjin me mosprezencën e saj dhe ata që e bëjnë diçka të tillë shkojnë para drejtësisë.
“Kaq vjet dhe s’e ke mësuar as rregulloren, do presim ministren, ndryshe seanca nuk bëhet”, iu drejtua ajo njërit prej kolegëve të maxhorancës.
“ Neve si komision kemi kërkuar ministren, nëse flasim për rregullore ministrja është shkelur dhe ato që shkelin ligjin përfundojnë para drejtësisë”, tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



