E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U sekuestrohet Thesari prej 220 mijë eurosh, 15 hajdutë shqiptarë bien në pranga
Lajme

U sekuestrohet Thesari prej 220 mijë eurosh, 15 hajdutë shqiptarë bien në pranga

Policia e Novara, Itali, ka shkatërruar bandën e hajdutëve shqiptarë që bënin namin në vila dhe apartamente në Como.

Në kuadrin e operacionit “Prometeo3” janë arrestuar 15 persona që janë përgjegjës për 15 raste vjedhjeje në provincën e Como, Milano, Monza, Lecco, Bergamo, Lodi, Cremona, Varese, Brescia dhe Genova.

Operacioni ëhstë vazhdim i dy të parëve që kanë çuar në pranga 20 persona të grupeve të ndryshme, por që të gjithë profesionistë vjedhjesh.

Pas një hetimi kompeks nga hetuesit në Novara, shqiptarët vepronin të ndarë në 5 banda të ndrysh,e që kryenin vjedhje në veriperëndim të Italisë.

Të 15 të arrestuarit që janë pjesë e grupeve të ndryshme dhe jo të lidhur me njeri-tjetrin, janë thuajse të gjithë me origjinë shqiptare dhe kanë precedentë penalë për krime kundër pronës.

Bazat e tyre ishin kudo në LombardiL Në Milano, Pioltello, Buscate, Mulazza e Tavazzano dhe largohehsin me makina të vjedhura.ata nuk kishin ndonjë kriter të veçantë për të zgjedhur vendin ku do vidhnin. Ata prisnin të binte errësira për të hyrë në apartamente a vila për të vjedhur, kryesisht bizhuteri, argjendari, ora, veshje të markave dhe sende që mund të shiteshin lehtë. Shuma e mallrave të vjedhura sipas karabinierëve ishte rreth 220 mijë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.