FOTO/ Kush është Mondi Gjergji, babai që vdiq me dy fëmijët në aksidentin tragjik në Shkodër
Mondi Gjergji ky që shihni në foto ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Alpha” që u përplas nga mjeti tjetër tip Hounday.
Vajza tjetër e moshës 10 vjeç dhe nëna Evisa Gjergji e moshës 36 vjeç ndodhen në gjendje kritike.
Drejtuesi i mjetit tip “Alfa”, Mondi Gjergji dhe djali i tij 8 muajsh kanë ndërruar jetë në spital e ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë edhe dy fëmijët e tjerë dhe bashkëshortja.
Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër- Velipojë, ku dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se 7 persona janë përfshirë në aksident dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Mondi Gjergji është shtetasi që ndodhet në gjendje të rëndë bashkë me një tjetër që ende nuk është identifikuar.
Makina me targë 474 NJ në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët që janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. I plagosur po ashtu është edhe
Shtetasi Sokol Muja ndodhej në makinën tip Hounday i cili po ashtu është i plagosur bashkë me një tjetër. Shtetasit janë dërguar në spitalin e Shkodrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



